Turqi, gati ndryshimet që përqëndrojnë pushtetin në duart e Erdogan

Turqi, gati ndryshimet që përqëndrojnë pushtetin në duart e Erdogan

Parlamenti turk ka nisur sot debatin mbi një sërë amendamentesh kushtetuese që parashikojnë të përqëndrojën pushtetin ekzekutiv në duart e presidentit. Presidenti, deri më tani, kryente një rol kryesisht ceremonial.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e themeluar nga Presidenti aktual Erdogan është ajo që ka propozuar këto ndryshime. Tayyip Erdogan, që kur mbante postin e kryeministrit të Turqisë, shprehej shpesh se një lidership i fortë do ta ndihmonte Turqinë të rritej e zhvillohej.

Ndërkohë, partia opozitare është shprehur e friksuar se nëse këto ndryshime miratohen, Turqia do të kthehet në një vend diktatorial, ku presidenti do të sundojë pa u kontrolluar nga askush.

Ndryshimet, nëse miratohen, parashikojnë:

  • Presidenti dhe kreu i qeverisë do të jenë nga e njëta parti. Presidenti do të emërojë dhe shkarkojë ministrat;
  • Zgjedhjet për presidentin dhe për parlamentin do të zhvillohen në të njëjtën ditë, çdo 5 vjet;
  • Presidenti do të mbajë lidhjet me partinë e tij dhe pas marrjes së postit;
  • Presidenti do të deklarojë gjendjen e emergjencës kombëtare, pa nevojën e parlamentit;
  • Presidenti do të propozojë buxhetin e shtetit;
  • Këshilli i Shtetit do të ndikojë më shumë në pushtetin gjyqësor; këshilli i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të ketë 13 anëtarë nga të cilët 4 do të emërohen nga presidenti dhe 3 nga parlamenti. Pra, shumica e Këshillit do të jenë të përzgjedhurit e presidentit dhe parlamentit.

Po ashtu, kushtetuta e re do të lejojë Presidentin Erdogan të jetë president dhe për dy mandate të tjera 5-vjeçare, deri në vitin 2029.

Debati në parlament për këto ndryshime pritet të zgjasë dy javë. Ndryshimet kushtetuese duhet të marrin të paktën 330 vota nga 550 deputetë që ka parlamenti. Nëse paketa do të kalojë votimin në parlament, qeveria do të zhvillojë referendum për miratimin përfudnimtar.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka 14 vota më pak 330 të nevojshmet për ta miratuar , por ajo ka mbështetjen e Partisë Nacionaliste.

Nëse kushtetuta e re turke do të votohet në parlament dhe do të mbështetet në referedum, Turqia do të kalojë nga republikë parlamentare në  republikë presidenciale

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>