Policia ka shoqëruar 22 qytetarë, mbështetës të PDIU, të martën, të cilët po protestonin kundër takimit të ministrit grek Dendias dhe ministrit Cakaj, për ndarjen e kufirit detar.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili tha për median se:
“Ruajtët Dendias të mos na shihte ne, na kanë bllokuar, ky është turp i policisë. Mesa duket edhe policia zotërohet nga Greqia. Kjo që po ndodh është një turp Edi Rama.
12 miljet detare Greqia i ka në Prevezë. Shqipëria nuk ka për t’i dhënë Greqisë 12 milje të detit.
Nuk ia harrojmë grekut as varret as të plagosurit. Tragjedia mbi shqiptarët e Çamërisë në fund të luftës së dytë botërore është masakër”.
Ai theksoi se protesta do të vijojë me të gjitha mënyrat për t’i treguar qeverisë se duhet të marrë parasysh axhendën e BE-së, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:zgjidhjen çështjes came, heqjen e ligjit të luftës dhe marrëveshjen e detit.