
UNICEF do të blejë 220 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Këto vaksina do të përdoren për vendet e varfra gjatë 2021-it. Lajmin e njoftoi UNICEF në faqen zyrtare të saj.
Deri më tani këtë vit, UNICEF ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me vaksina me Institutin e Serumit të Indisë, Pfizer dhe AstraZeneca.
Përfundimi i marrëveshjes do të kryeht kur sputnik V të miratohet për përdorim emergjent nga OBSH, për të konfirmuar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
Blerja e vaksinave do të kryeht përmes nismës Covax. Vaksina Sputnik V përbëhet nga dy doza që administrohen me 21 ditë diferencë.