23 viktima nga shembja e një mbikalimi metroje në Meksikë

Nga Exit News
23 viktima nga shembja e një mbikalimi metroje në Meksikë

Të paktën 23 persona humbën jetën dhe rreth 70 të tjerë u plagosën nga shembja e një mbikalimi metroje në Mexico City të hënën në mbrëmje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22.30 pranë stacionit të metrosë Los Olivos, bëri me dije The Guardian.

Pamjet e trasmetuara nga mediat lokale dhe rrjetet sociale tregonin trena metroje të varur, tregonin vagonat e trenave që derdheshin mbi një rrugë të ngarkuar automobilistike.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të liruar pasagjerët e bllokuar dhe për të kërkuar viktimat.

Kryebashkiaku i qytetit, Claudia Sheinbaum njoftoi, në një konferencë për shtyp, se të paktën 65 persona të plagosur ishin dërguar në spital.

Sheinbaum tha se të paktën një makinë ishte bllokuar nën rrënoja dhe punëtorët e urgjencës po kërkonin për të mbijetuarit.

“Ne do të bëjmë të gjitha hetimet për të përcaktuar shkakun,” deklaroi ajo.

E ndërtuar gati një dekadë më parë, Linja 12 u përurua në 2012 me bujë.

E quajtur Linaj e Artë, ajo ishte një nga shtesat më të reja në sistemin e metrosë, që bënte lidhjen me pjesën jugore dhe jugperëndimore të kryeqytetit meksikan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>