24 udhëheqësit e botës kërkojnë një marrëveshje kundër pandemive të ardhshme

Nga Exit News
24 udhëheqësit e botës kërkojnë një marrëveshje kundër pandemive të ardhshme

Bota ka nevojë për një marrëveshje për mbrojtjen e vendeve kundër pandemisë, e përafërt me atë të pas luftës së Dytë Botërore. Këtë marrëveshje e kanë kërkuar udhëheqësit e botës si Boris Johnson, Angela Merkel e Emmanuel Macron.

Në një artikull të përbashkët të publikuar në gazetat e botës, udhëheqësit si kryeministri britanik, presidenti francez, kancelarja gjermne kanë paralajmëruar se një pandemic tjetër, në të ardhmen, është e pashmangshme dhe se Covid shërbeu si një “kujtesë e dhimbshme se askush nuk është i sigurtë derisa të gjithë të sigurohen”.

Rritja e tensionit mes vendeve për marrjen e dozave të vaksinave i ka detyruar vendet të lënë menjanë nacionalizmin dhe izolimin dhe të bashkohen për ndërtuar një epokë të re të bazuar në principet e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Thirrje vjen nga 24 udhëheqës botërore, sëbashku me organizatën Botërore të Shëndetësisë, dhe do të publikohet në gazetën Telegraph, Le Monde, dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Udhëheqësit e përshkruajnë pandeminë si “vështirësia më e madhe e botës që prej vitit 194” dhe shprehen se një marrëveshje si ajo e nënshkruan më 1945 duhet për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufittar përpara krizësë së ardhshme shëndetësore.

Në artikullin e përbashkët shkruhet se:

“Në atë kohë, pas dy luftërave botërore, udhëheqsit politik u bashkuan për të formuar një system shumëanësh. Qëllimet ishin të qarta: të bashkoheshin vednet, të shmangej dëshira e izolimit dhe nacionalizmit; dhe të adresoheshin vështirësitë që një vend mund të haste me solidaritet dhe bashkëpunim, me paqe, prosperitet, shëndet dhe siguri”.

Një marrëveshje mbi pandemitë “duhet të sjellë më shumë llogaridhënie të përbashkët dhe ndarje përgjegjësish, transparencë dhe bashkëpunim me systemin ndërkombëtar dhe me ligjet e normat”, shtojnë udhëheqësit.

Johnson ka disa kohë që bënë thirrje për një qasje të re dhe më shumë bashkëpunuese ndaj pandemisë.

 

Artikull i publikuar në The Guardian/ Përktheu dhe përshtati Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>