26 qershori, Dita Botërore e Ftohjes

Nga Exit News
26 qershori, Dita Botërore e Ftohjes

26 qershori njihet në gjithë botën si Dita Botërore e Ftohjes. Kjo ditë u vendos për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e teknologjive të ftohjes në jetën e përditshme.

Dita Botërore e Ftohjes ishte ideja e konsulentit për ftohje Stephen Gill, ish-president i Institutit të Ftohjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë gjysmës së parë të Shekullit XX, njerëzimi shpiku ftohësit me bazë fluorin, bazuar në përparimin e kimisë dhe inxhinierisë mekanike. Ftohësit ishin njohur shumë më herët nga njerëzit, por kryesisht ishin të përbërë nga akulli ose ftohës të tjerë jo të fluorinuar, si dioksidi i karbonit, amoniaku ose hidrokarburet. Këto lloj ftohësish kishin përdorim shumë të kufizuar në banesa ose në indrustri të caktuara.

Gjatë tre dekadave të fundit, bota kuptoi se ftohësit më të sigurt dhe efikas, që u përdorën për dekada me radhë, po kontribuonin negativisht në ngrohjen globale, dëmtimin e ozonit dhe kërcënojnë jetën në planet në terma afagjatë.

Për shkak të kësaj, industria dhe qeveritë u angazhuan në një proces ligjor dhe kërkimor për të gjetur alternativa dhe për të kontrolluar emetimet e ftohësve duke ruajtur ritmin e zhvillimit njerëzor dhe stilin e jetës.

Protokolli Che Montreal është një shembull i drejtpërdrejtë i përpjekjeve ndërkombëtare të suksesshme për të luftuar varfërimin dhe dëmtimin e shtresës së ozonit përmes heqjes së substancave që depërtojnë ozon (ODSs) përfshirë ftohëset që dëmtojnë ozonin, si dhe duke zvogëluar ftohësit më të lartë me GWP, siç parashikon Amandamenti i Kigalit.

Shqipëria i ka zbatuar me sukses të gjitha detyrimet që përcaktojnë marrëveshjet ndërkombëtare lidhur me ndryshimet klimaterike dhe mbrojtjen e shtresës së Ozonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>