260 mijë euro për t’u dukur kaq qesharak?!

260 mijë euro për t’u dukur kaq qesharak?!

Reportazhi i paguar me rreth 260 mijë euro i qeverisë në revistën The Economist i ngjan reportazheve apo dokumentarëve që paguanin, dikur në vitet 1970-të, autokratët injorantë afrikanë për t’u dukur liberatorë, reformatorë dhe modernizues të kombeve të tyre në sytë e botës.

Është e njëjta qasje, e njejta terminologji, vetëm se anglishtja në reportazhin e Kryeministrit Rama është e çalë.

Ja çfarë shkruan për veten në hyrje të reportazhit Kryeministri Rama [nëse ka fjali që duken të lëna përgjysëm apo të ngatërruara, janë ashtu në original]:

“Në timon të qeverisë, ai që shtyn përpara reformat është kryeministri i parë me të vërtetë modernizues dhe reformues i Shqipërisë, Edi Rama.

…Kryeministri 51 vjeçar është i veçantë në shumë drejtime. Ai është jo vetëm i vetmi kryetar qeverie që ka përfaqsuar vendin e tij në sport. Ai është gjithashtu një artist i respektuar që ka ekspozuar në kryeqytetet europiane dhe në Nju Jork. Duke e nisur karrierën e tij në politikë si Kryebashkiak i Tiranës, nxitja e tij e brendëshme reformuese dhe pasioni për të shkëlqyerën qenë të dukshme që atëherë dhe ai u shpall Kryebashkiaku i Botës 2004. Tani ai e ka rrethuar veten me kolegë që kanë të njejtën mëndësi, ndërsa ai është i vendosur për të tranformuar Shqipërinë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>