Qeveria ka shpallur të hënën, 29 mars ditë zie kombëtare pas vdekjes së ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Në vendim të marrë sot qeveria vendosi të ulë në gjysëm shtizë flamurët në nderim të Finos.
Më herët kryeministri Edi Rama njoftoi so do të anullohen të gjitha aktivitetet elektorale të ditës së sotme.
Fino humbi jetën për shkak të Covid19.
Në vitin 1997, Fino u zgjodh Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që e mbajti nga muaji mars deri në korrik. Ai ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.