3 082 familje në Bashkinë Tiranë, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, do të mund të marrin grantet për rindërtimin nga 14 korriku.
Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama, ministri për Rindërtimin Ahmetaj dhe kryebashkiashku Veliaj në një konferencë virtuale.
Qytetarët mund të shkojnë në filialet e postës shqiptare për të marrë grantet e miratuara nga Këshilli Bashkiak.
Në total për këto familje janë vënë në dispozicion 5,6 milionë dollarë.
Familjet do të përfitojnë grante në varësi të dëmëve që kanë pësuar në shtëpi, të ndara në 3 lloje:
- Për dëmtimet DS1 (shkalla më e lehtë e dëmeve);
- Për dëmtimet DS2 (shkalla e mesme e dëmve);
- Përm dëmtimet DS3 (shkalla më e rëndë e dëmeve).
Mes familjeve që përfitojnë, 200 janë familje në banesa individuale, ndërsa 2 882 janë në pallate.
Kjo është faza e parë e shpërndarjes së granteve për familjet në Tiranë. Në fazat e tjera pritet të përfitojnë dhe mbi 5 000 familje.