3 prokurorë të rinj emërohen në SPAK

Nga Exit News
3 prokurorë të rinj emërohen në SPAK

Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara janë tre prokurorët e rinj pjesë e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion (SPAK).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të martën vendimin për renditjen e katër prokurorëve sipas vlerësimit të mëposhtëm dhe emërimin e 3 prokurorëve të vlerësuar më mirë në SPAK:

  • Sotir Kllapi – 174 pikë,
  • Dritan Prenci – 171 pikë,
  • Vladimir Mara – 168 pikë,
  • Dorina Bejko – 158 pikë.

Dy prej prokurorëve Prençi dhe Mara u transferuan në dhjetor 2019 nga KLP-ja përkohësisht në SPAK, për shkak të volumit të madh të çështjeve.

Me vendimin e sotëm, këta dy prokurorë nisin mandatin e plotë 9-vjeçar në SPAK.

Kllapi, Prençi dhe Mara pritet të betohen para presidentit Meta.

Aktualisht SPAK ka 11 nga 15 prokurorë që duhet të ketë.

Anton Martini, Manjola Jajana dhe Elisabeta Imeraj janë prokurorët që janë ende në garë.

Kush janë prokurorët e rinj në SPAK?

Vladimir Mara ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai kaloi me vendim të formës së prerë procesin e vetingut.

Zoti Mara ka qënë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme si ajo e ish ministrit Saimir Tahiri dhe e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Dritan Prençi gjithashtu ushtronte funksionin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai kaloi vetingun me vendim të formës së prerë dhe ka qënë prokuror i çështjes së ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Orest Sotës dhe e financierit të Habiljave Nezar Seiti.

Sotir Kllapi ka qenë drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Pogradecit. Ai kaloi procesin e vetingut në maj 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>