![Policia e shtetit 3 viktima dhe 70 të infektuar mes policëve të Tiranës](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/Policia-e-shtetit.jpg)
Tre policë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në qarkun e Tiranës, ndërsa 70 të tjerë janë të infektuar aktualisht.
Kështu njoftoi të enjten drejtori i Policisë Tiranë Rebani Jaupi në një intervistë për Report Tv.
“Ka pasur efektivë të infektuar me keqardhje them që 3 punonjës policie të Tiranës kanë humbur jetën nga virusi, aktualisht rreth 70 punonjës policie për shkak të simptomave që kanë shfaqur janë karantinuar në banesë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të Covidit.”
Jaupi theksoi se pavarësisht efektivëve të infektuar, policia ka marrë masa për të mbuluar të gjithë territorin e vendit:
“Edhe pse kemi njerëz të infektuar kemi marrë masa që të mos lëmë territor pa u mbuluar.”