3 vite nga krijimi i KPK dhe KPA–Bilanci i vetingut deri tani

Nga Exit News
3 vite nga krijimi i KPK dhe KPA–Bilanci i vetingut deri tani

Tre vite më parë filloi procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rivlerësimi kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).  Fillimisht u rivlerësuan gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshëm, me radhë njëri pas tjetrit.

I pari gjyqtar i shkarkuar nga vetingu ishte ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

Deri në qershor 2020 janë shkarkuar nga detyra 101 magjistrantë, 90 janë konfirmuar në detyrë dhe 39 kanë dhënë dorëheqje.

Kryesisht magjistrantët janë shkarkuar për shkak të mosjustifikimit të pasurisë së tyre.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra rreth 47 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërkohë janë në pritje për tu shqyrtuar 70 çështje. Vetëm 2 gjyqtarë janë lënë në detyrë për shkak se Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi për ta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar deri tani 101 magjistrantë, ndër të cilët 44 gjyqtarë, 48 prokurorë dhe 9 ndihmës ligjorë.

Të shkarkuar nga KPK deri 2020 janë 90 magjistrantë, ndër të cilët 56 janë gjyqtarë, 32 prokurorë.

Nga Gjykata Kushtetuese janë shkarkuar 5 anëtarë, 3 dhanë dorëheqjen dhe 1 anëtar është konfirmuar në detyrë.

Nga Gjykata e Lartë janë shkarkuar 7 anëtarë, 2 janë konfirmuar dhe 8 dhanë dorëheqjen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>