20 vende në botë do t’i shtohen listës së vendeve që vuajnë nga uria ekstreme, në muajt e ardhshëm, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Rreth 34 milion njerëz po luftojnë me nivele emergjente të urisë akute të njohur si IPC (Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore) 4, që do të thotë se janë ‘një hap larg urisë ekstreme’, shkruan raporti i publikuar nga The Guardian.
Vendet e prekura, sipas raportit janë Nigeria Veriore, Jemeni dhe Sudani i Jugut,
Afganistani në Azi, Siria dhe Libani në Lindjen e Mesme dhe Haiti në Amerikën Latine dhe Karaibet.
Vende të tjera të identifikuara si në pikat më të nxehta të urisë janë Burkina Faso, Afganistan, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Haiti, Sudani dhe Siria.
Në rrezik janë edhe familjet e vendosura në rrethinat e Jemenit dhe Sudanit të Jugut e, sipas një raportit të botuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e agjencisë (FAO) dhe Programit Botëror i Ushqimit (ËFP), i publikuar në The Guardian.
Kjo gjendje nxitet nga konfliktet, goditjet klimatike dhe pandemia e Covidit.