28 palestinezë, duke përfshirë 10 fëmijë dhe dy izraelitë u vranë nga sulmet 3 ditore të Izraelit në rripin e Gazës. Pavarësisht kësaj, kryeministri izraelit u shpreh se sulemt nuk do të pushojnë. “U vendos që edhe fuqia e sulmeve dhe frekuenca e sulmeve do të rritet,” njoftoi Netanyahu, sipas Reuters.
Izraeli bombardoi edhe ndërtesat e larta në Gaza, ndërsa familjet kaluan natën duke u mbështetur në bodrume.
Të martën në mbrëmje, një kullë 13-katëshe me apartamente dhe zyrat e zyrtarëve nga Hamas, grupi islamik brenda Gazës, u godit nga një sulm ajror izraelit dhe u shemb. Fatmirësisht banorët ishin larguar nga banesat.
Si përgjigje, zyrtarët ushtarak të lartë të Hamasit u shprehën se kishin qëlluar 130 raketa drejt Tel Aviv.
Sulmet filluan të hënën në mbrëmje, kur pas javësh dhune të ashpër në Jeruzalem, Hamasi lëshoi një breshëri raketash drejt qytetit të shenjtë, që besohet se ishte hera e parë që kishte në shënjestër Jeruzalemin në më shumë se shtatë vjet.