300 familje tek Plepat ende pa verifikim të banesave, kanë mbetur pa bonus qiraje

300 familje tek Plepat ende pa verifikim të banesave, kanë mbetur pa bonus qiraje

300 familje që banojnë në zonën e Plepave në Durrës janë të shqetësuar për banesat e tyre, pasi deri më tani nuk kanë përgjigje nga bashkia nëse mund të jetojnë aty apo jo.

Muret nëpër banesat e tyre janë çarë, por rreth pallateve nuk ka asnjë njoftim apo shenjë dalluese nëse pallatet janë të banueshme apo jo.

Një prej banorëve deklaroi se kanë bërë disa ankesa në Bashki dhe nëpunësit i kanë premtuar se do t’i telefonojnë, por deri më tani askush nuk i ka thënë banorëve se çfarë të bëjnë.

“Ka ardhur një grup që ka parë kolonat, por nuk kanë vënë asnjë shenjë dalluesë për të ditur edhe ne se çfarë duhet të bëjmë”, sqaroi një prej banorëve.

Ai tregoi se muret nga kati i parë deri në kat të tretë të pallatit janë të çara totalisht dhe se banorët nuk jetojnë më aty. Por mungesa e një akti konstatimi se pallati është dëmtuar rëndë dhe është i pabanueshëm, e bën të pamundur për banorët të marrin bonusin e qirasë.

Banorët treguan se nga frika për të jetuar në shtëpitë e tyrë, në dukje të pasigurta, janë zhvendosur tek të afërmit, por kjo situatë nuk mund të vazhdojë dhe për shumë gjatë.

Banorët i bënë thirrje Bashkisë Durrës të zgjidhë sa më shpejtë këtë situatë pasi rreth 300 familje rrezikojnë të mbeten pa shtëpi dhe pa bonus qiraje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>