
3 mijë ankesa për gjyqtarë dhe prokurorët në vend janë dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për vitin 2020. 90 përqind e ankesave janë kryer nga qytetarët.
Lajmin e dha Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani në raportimin e punës së institucionit për vitin 2020, në seancën plenare të 3 qershorit.
Meta u shpreh se në një vit ILD ka kërkuar nisjen e procedurave për shkarkim për 8 magjistratë.
Të mërkurën, KLGJ dhe KLP raportuan për punën e tyre para Komisionit të Ligjeve. Ndërsa të hënën, në Kuvend raportoi edhe Prokurori i Përgjithshëm.