Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës raportoi të mërkurën 5 vdekje të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 2,153. Moshat e viktimave variojnë midis 57 dhe 84.
Ndërkohë, 327 raste të reja u raportuan në të njëjtin interval kohe- gjithsej, 104,717 që nga fillimi i pandemisë.
Rreth 528 mijë njerëz janë testuar qysh nga fillimi i pandemisë në vend, prej të cilëve 3,104 po në 24 orët e fundit.
Nga gjithsej 93,079 njerëz të rikuperuar, 508 u regjistruan sot.
Aktualisht janë 9,485 raste aktive në vend.