
33 protestues, aktivistë dhe banorë të zonës së Mirditës u shoqëruan në Polici, për protestën kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Thirrë, sipas Policisë, të dielën.
Policia njoftoi median se ndalimi i personave u krye për shkak të bllokimit të trafikut në rrugën Milot-Morinë.
Ata akuzohen edhe për organizim të paligjshëm protestatsh.
Qytetarët e kësaj zone prej disa javësh po protestojnë kundër ndërtimit të HEC-eve, në Thirrë të Mirditës.
Më 6 prill, prokuroria nisi hetimin për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë.
Banorët u shprehën se kompania ka fallsifikuar nënshkrimet e tyre, dhe se ky ndërtim lë pa ujë fshatrat Thirrë dhe Fag.