342 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar totalin e të infektuarve në 135.456.
Po ashtu 53 pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Që prej fillimit të pandemisë, në Greqi kanë humbur jetë 4.606 pacientë me Covid.
Mëngjesin e 26 dhjetorit në Greqi kanë mbërritur dozat e para të vaksinës anti-Covid. Vaksinimi nisi të dielën dhe grupi i parë që do të përfitojë janë mjekët.
Ndërsa presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis ishin personat e parë që u vaksinuan.