367,231 shqiptarë kanë aplikuar këtë vit për llotarinë amerikane

367,231 shqiptarë kanë aplikuar këtë vit për llotarinë amerikane

367,231 shqiptarë, ose 13,4 për qind e popullsisë kanë aplikuar këtë vit për llotarinë amerikane. Ndër to 189, 168  janë aplikime kryesore dhe 178, 063  janë familjarë të aplikuesve kryesorë. Numri i aplikuesve shqiptarë në tre vjet është rritur me 6 për qind, 168 mijë shqiptarë më shumë, në krahasim me vitin 2015.

Shqipëria renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për numrin e aplikimeve. Përpara Shqipërisë renditet Liberia me 15 për qind dhe Sierra Leone me 14 për qind të popullsisë.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamenti i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara, raportuar në një raport të Qendrës Pew Research, e cila analizon numrin e emigrantëve të ligjshëm. Përmes llotarisë amerikane, gjatë viti 2017 janë pranuar në SHBA rreth 83 mijë persona duke përfshirë edhe familjarët e aplikuesve.

Çdo vit, rreth 50 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes llotarisë. Nga viti në 1995 deri më sot më shumë se 1 milion emigrantë kanë marrë kartën e gjelbër përmes lotarisë.

Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin e emigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>