Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka akuzuar për korrupsion 4 kryebashkiak që prej vitit 2020. Prej tyre vetëm ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami u dënua me 1 vit burg.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) dënoi me 1 vit burg për abuzim me detyrën ish-kryetaren e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami, në 2021. Ajo u akuzua në dhjetor 2020 nga SPAK për shkelje ligji duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve, duke u sjellë atyre një dëm prej rreth 5 milionë e 600 mijë lekësh.
Në mars 2021, SPAK hapi hetime për ish-kryebashkiakun e Tropojës Rexh Byberi për dhënien e lejes së ndërtimit në një vend të mbrojtur në komunën Margegaj.
Në qershor 2020, SPAK nisi hetimet për kryebashkiakun e Hasit Adem Lala, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për privatizimin e një ndërtesë, i cili më pas u anullua. Por në shtator 2020, Gjykata e Antikorrupsion e shpalli të pafajshëm.