4 mjekë të spitalit të Korçës infektohen me Covid-19

Nga Exit News
4 mjekë të spitalit të Korçës infektohen me Covid-19

Katër mjekë në spitalin e Korçës janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Bashkë me to, ministria ka njoftuar se dhe 14 persona të tjerë të infektuar janë gjetur në Korçë.

Një pjesë e tyre janë familjarë dhe persona kontakti të mjekëve. Ndërsa 3 prej rasteve janë në Devoll e Kolonjë dhe nuk ka lidhje me infektimin e mjekëve.

Nuk dihet ende se si janë infektuar mjekët, nëse e kanë marrë gjatë punës në spital, apo jashtë tij.

Sipas disa mediave, dy prej mjekëve mund të jenë infektuar në plazh gjatë pushimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>