Katër pacientë me Covid-19 humbën jetën, në Bukuresht, pasi spitali ku po kuroheshin u përfshi nga zjarri.
102 pacientë të tjerë u larguan menjëherë nga spitali Matei Bals, para se të lëndoheshin.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por prokuroria ka nisur hetimet.
Ndërtesa e spitalit ku shpërtheu zjarri u ndërtua në 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht, tha menaxheri i tij.
Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura për kurimin e pacientëve me Covid-19 në vend.