Katër pacientë me Covid-19 humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 101.
Mes tyre është dhe një 21-vjeçare, viktima më e re në moshë deri tani. Ajo vuante nga një sërë sëmundjesh, mes të cilave dhe të mushkërive.
Një tjetër viktimë është një 49-vjeçare nga Kruja, punonjëse në fasoneri.
Mëngjësin e 15 korrikut, ministria Manastirliu postoi një foto të saj, në spital e intubuar, bashkë me një tufë me lule të cilët ia kishin dërguar fëmijët e saj për ditëlindje.
Dy viktimat e tjera janë një 56-vjeçar dhe një 67-vjeçar nga Tirana.
Ministria njoftoi se situata në spitalin Infektiv është e rënduar, me 88 pacientë të shtruar.
12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.