
40 raste të reja dhe 3 humbje jete nga koronavirusi u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se 358 pacientë janë shëruar ndërsa raste aktive janë 5.165 persona.
Rastet e vdekjes u shënuan në Prizren, Skenderaj dhe Suhareka.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.