Kuvendi publikoi emrat e kandidatëve për postin e kandidatiti të ri zëvendësues në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK dhe për Komisionerin e ri Publik. Komisioni i Kuvendit do të zëvëndësoj anëtarin zëvendësues të KPK-së Pal Shkëmbi dhe Komisionerin Publik Dariel Sina.
Vetëm për anëtar zëvendësues të KPK-së kanë aplikuar 2 persona: Arben Lena dhe Rozeta Ivanova.
Vetëm për postin e Komisionerit publik kanë aplikuar 29 kandidatë:
Albana Tushe, Aljon Cenolli, Arte Gjonaj, Betula Toto, Bledar Cenameri, Brunilda Lilo, Dede Kasneci, Edlira Bylo, Edmond Kasmi, Eljona Lloja, Enkeleda Goxhaj, Eriona Canaj, Dyrmishi, Fredi Mirashi, Gentian Gurra, Gëzim Cenaj, Juelda Lamçe, Julinda Mansaku, Llukani, Mirion Theodhosi, Nertila Mete, Oriela Shishi, Petrit Agaj, Roland Gjoni, Rovena Pregja, Sergjio Mazreku, Shefqet Dida, Suzana Hoxha,Valbona Legisi.
Ndërsa për të dyja pozicionet kanë aplikuar 12 persona:
Elvis Zaimi, Genci Bilali, Irena Nino, Klara Mullaj, Lindita Blinishti, Elvis Zaimi, Irena Nino, Klara Mullaj, Lindita Blinishti, Suzana Pasha (Hoti), Genci Bilali.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit do të hartojë një listë të re me personat e mësipërme, që plotësojnë kushtet si:
Nuk ka një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit;
Nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;
Nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;
Nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit;
Nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i Drejtësisë;
Nuk është më shumë se 65 vjeç.