44 të vdekur nga uragani Ida në katër shtete amerikane

Nga Exit News
44 të vdekur nga uragani Ida në katër shtete amerikane

Rreth 44 persona kanë gjetur vdekjen nga shirat e rrëmbyer që pasuan uragain Ida në katër shtete amerikane veriperëndimore  të enjten.

Shirat përmbytën rrugët, shtëpitë, metrotë dhe ndaluan fluturimet në New York, New Yersey, Connecticat dhe Pennsylvania, ndërkohë që mbi 170 mijë rezident mbetën pa energji elektrike.

Përmbytja erdhi tre ditë pasi uragani Ida, një prej uraganëve më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Bregun e Gjirit të SHBA, zbarkoi të dielën në Luiziana, duke shkatërruar komunitete të tëra.

Rrugët u shndërruan në lumenj brenda pak minutash pas shirave të së mërkurës në mbrëmje, duke bllokuar në rrugë, në një kohë të shkurtër, qindra shoferë.

Si rrjedhim, një duzinë automjetesh u lanë të braktisura nëpër rrugë të enjten, mijera persona u evakuan nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që autoritetet u bënë thirrje pjesës më të madhe të rezidentëve të mos dilnin nga shtëpitë, derisa të shërbimet vendase të mund të pastronin zonat nga mbetjet dhe niveli i ujit të ulej.

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për shtetet e New Jersey-t dhe New York-ut, duke shpërndarë fondet e dedikuara federale për përgjigjen ndaj përmbytjeve.

E diela shënon 16 vjetorin e Uraganit Katrina, i cili shkatërroi New Orleans pasi arriti në tokë si uragan i kategorisë së tretë. Katrina përmbyti 80% të qytetit dhe vrau më shumë se 1 800 njerëz.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>