Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në një festival fetar në Izrael.
Qindra të tjerë u plagosën gjatë këtij festivali. Sipas të dhënave, shkaku i kësaj ngjarjeje ishte rënia e një skele, ndërsa autoritetet pohuan se ka patur nje rrëshqitje të disa prej qytetarëve qe solli rrëshqitjen në masë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti këtë ngjarje një katastrofë dhe i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.
Festivali është ngjarja që ka grumbulluar më shumë qytetarë që prej fillimit të pandemisë.