
45-vjeçarja, e cila ndërroi jetë në 24 orët e fundit, e infektuar me Covid-19, dyshohet se e mori virusin në QSUT.
Banuese në Berat, ajo shkoi fillimisht në spitalin rajonal të Beratit për tu mjekuar për astmën. Por pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, pacientja është dërguar në Tiranë, në Qendrën Spitalore Universitare, ku dyshohet se është infektuar me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja vuante nga astma, diabeti, tensioni dhe probleme të zemrës.
Që prej fillimit të pandemisë, në vend kanë humbur jetën 81 pacientë.