Në 24 orët e fundit, policia ka gjobitur 462 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.
Policia ka shoqëruar 4 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Ndërsa 6 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë sepse kanë qenë duke lëvizur pa lejë pas orës 22:00.
Që prej 15 tetorit, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.