486 të vdekur në 24 orë: Spanja me të njejtën dinamikë dramatike si Italia

Nga Exit News
486 të vdekur në 24 orë: Spanja me të njejtën dinamikë dramatike si Italia

486 persona me koronavirus kanë vdekur në Spanjë në 24 orët e fundit, ndërsa është rritur ndjeshëm numri i rasteve kritike nën terapi intensive.

Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, numri total i viktimave arriti në 2 206, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në  33 089 persona.

Spanja është tani vendi i dytë në Evropë, pas Italisë, për numrin e viktimave dhe të të sëmurëve me Covid-19.

Mes të infektuarve, 3910 ose rreth 12 për qind janë staf mjekësor, infermierë e mjekë.

Ndërkohë, të hënën mbasdite ishin 2 355 njerëz janë në terapi intensive, 30 për qind më shumë se një ditë më parë.

Qeveria spanjolle ka nisur ngritjen e spitaleve të emergjencës dhe po shfrytëzon mjedise dhe hapësira që më parë përdoreshin për panaire dhe ekspozita.

Në Madrid, në një ndërtesë me ambiente për konferenca e ekspozita janë vendosur mbi 1 mijë shtretër.

Institucionet spanjolle po shpresojnë që ky të jetë piku i përhapjes së virusit në vend, por për shkak të periudhës së gjatë të inkubimit të virusit ekziston frika se në dy javët në vijim të rritet numri i personave të spitale dhe trajtime intensive.

Spanja ka marrë 640 mijë kite testimi nga Kina dhe Koreja e Jugut.

Testet do të përdoren së pari për punonjësit e sistemit shëndetësor, të cilët po rrezikojnë infeksionin çdo ditë pasi punojnë për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>