Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 1 835 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 49 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 99.097 raste.
Mbeten 5 486 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 803 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 220 pacientë kanë humbur jetën.