5 mijë euro gjobë për plazhet private që nuk zbatojnë protokolin e sigurisë kundër Covid-19

Nga Exit News
5 mijë euro gjobë për plazhet private që nuk zbatojnë protokolin e sigurisë kundër Covid-19

Plazhet private të cilat nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë do të gjobiten me 5 mijë euro. Në rast të një përsëritje, qeveria do të vendosë mbylljen e aktivitetit.

“Subjektet qe ushtrojne veprimtari turistike ne stacionet e plazhit dhe qe nuk respektojne rregullat, dhe protokollet e nxjerra nga organet kompetente, denohen me gjobe 700 000 (shtateqind) mije leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarise nga inspektoratet pergjegjese”, parashikohet në ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë , në Kuvend më 9 korrik.

Masat e reja kanë për qëllim të mbrojnë qytetarët nga përhapja e virusit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>