Prokuroria e Tiranës po heton pesë shtetas çekë për spiunim të veprimeve ushtarake në Shqipëri në kuadër të Defender 21. Të martën, prokurori njoftoi se po heton edhe dy shtetas rusë për spiunim të veprimeve ushtarake.
Sipas lajmeve dyshohet se personat kanë fotografuar bazën ushtarake të NATO-s në Kucovë, dhe stërvitjen e ushtarëve ameriaknë dhe të NATO-së në Durrës.
Hetimi për dy shtetasit rusë:
Dy shtetas rusë janë nën hetim nga zyra e prokurorisë së Tiranës për dyshime të spiunazhit, për marrjen e informacionit konfidencial në lidhje me aktivitetet e një qeverie të huaj gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-NATO, në Shqipëri.
Një nga spiunët e dyshuar rusë Vladislav Cherkasov, 47 vjeç, hyri në vend përmes pikës kufitare Mali i Zi-Shqipëri në 12 maj dhe nuk u lejua të sillte një dron në Shqipëri.
Ai më pas u mbajt nën vëzhgim gjatë tre ditëve të qëndrimit të tij dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave që takoi iu referua prokurorisë.
Ai më pas u zhvendos në Durrës, ku qëndroi vetëm tre ditë, kohë që përkonte me stërvitjen ushtarake, gjë që rriti dyshimet për ardhjen e tij në Shqipëri.
Spiuni tjetër i dyshuar rus, Georg Budanoë hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Maqedonisë Veriore në 1 Mars 2021.
Ai u prezantua si një biznesmen i interesuar të investonte në qytetin bregdetar të Vlorës, Budanoë qëndroi në zonën e Orikumit.
Gjatë qëndrimit të tij, ai ngriti dyshime nga policia e cila më pas e dëboi atë më 10 maj, me arsyetimin se “nuk plotësonte kushtet e qëndrimit të tij në Shqipëri”.
Para fillimit të “Defender Europe 21”, stërvitja më e madhe ushtarake shumëkombëshe e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Shërbimi Sekret shqiptar mbajti nën mbikëqyrje 10 persona, të huaj dhe shqiptarë për të parandaluar veprimtari të dyshuara të lidhura me terrorizmin që mund të kërcënonin sigurinë kombëtare.
Shqipëria zhvilloi operacione stërvitore në shtatë baza detare tokësore dhe ajrore (Porti i Durrësit, baza ajrore Kuçova, Berati, Zall-Herr, Bize, Pashaliman dhe baza ajrore Farka) të cilat angazhuan rreth 1000 trupa gjatë këtyre stërvitjeve të mëdha ushtarake.
Rasti i Bullgarisë:
Më 18 Mars antiterrorizmi i Bullgarisë arrestoi një grup prej gjashtë bullgarësh të dyshuar për spiunim për llogari të Rusisë.
Sipas Zyrës së Prokurorit, pesë nga gjashtë të arrestuarit janë ish-ushtarakë ose aktivë, duke përfshirë oficerë të inteligjencës ushtarake (Shërbimi Informativ Ushtarak) të Ministrisë bullgare të Mbrojtjes.
Organet bullgare të zbatimit të ligjit arrestuan pesë persoan. Personi i gjashtë, i cili pranoi akuzat për të cilat u akuzua, u la i lirë.
Grupi drejtohej nga Ivan Iliev, një punonjës i vjetër i inteligjencës ushtarake, i cili iu nënshtrua trajnimit të organizuar nga spiunazhi i Rusisë nën komunizëm.
Anëtarët e arrestuar të grupit thuhet se kanë dhënë informacione në lidhje me çështje të tilla si: Qendra e Koordinimit Detar SHBA-Bullgari (themeluar në Varna në korrik 2020); modernizimi i Forcave të Armatosura bullgare; veprimtaria e NATO-s në pjesë të ndryshme të botës; politika e BE-së dhe NATO-s për Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën; veprimtaria e SHBA-së dhe CIA-së në Bullgari; dhe veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Komunikimit dhe Informacionit e NATO-s (NCIA).
Sipas deklaratave nga Zyra e Prokurorit, anëtarët e rrjetit morën 2,000-3,000 dollarë për kalimin e informacionit. Thuhet se grupi ka qenë nën mbikëqyrje që nga shtatori i vitit 2020.
Çmontimi i grupit të spiunimit ka të ngjarë të jetë gjithashtu pasojë e presionit nga SHBA, e cila po kërkon të kufizojë mundësitë e drejtimit të operacioneve të inteligjencës nga Rusia në Bullgari.
Këto arrestime janë veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e stërvitjes ‘DEFENDER-Europe 21’, të organizuar nga NATO dhe SHBA, e cila do të mbahet kryesisht në Evropën Jug-Lindore, përfshirë Bullgarinë.