
Nis të mërkurën vaksinimi i farmacistëve në vend. Në një intervistë për Euronews, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha se ditën e sotme do të vaksinohen 50 farmacistë.
“Ky proces është i vonuar për këto kategori të bluzave të bardha. Kjo kategori nuk duhet të ishte ndarë nga kategoria e personelit shëndetësor”, u shpreh zonja Toma.
Ajo tha se kjo kategori është mjaft e riskuar pasi 60 përqind e tyre e kanë kaluar Covid-19.
Të martën, përmes një njoftimi Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkon farmacistëve që janë të interesuar të plotësojnë një formular online.
Formularët më pas dërgohen në qendrat e vaksinimit.