Në të dyja spitalet Covid ka 50 shtretër të lirë. Lajmin e dha Shefja e Shërbimit profesoreshë Najada Çomo gjatë një takimi me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në spitalin Infektiv, të dielën.
“Aktualisht spitali ka një kapacitet të shtuar në krahasim me vitet e tjera dhe sot që flasim ne kemi një numër të caktuar shtretërish të pacientëve që kanë nevojë të marrin shërbim në kushte spitalore. Edhe me spitalin COVID 2 janë aktualisht mbi 50 shtretër si kapacitete të lira”, deklaroi doktoresha Çomo.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe të mbajnë maskë.