Rreth 500 persona kanë vdekur në British Columbia që nga e premtja për shkak të temperaturave të larta, tha shefja e shëndetësisë kanadeze Lisa Lapointe në një deklaratë të mërkurën, sipas mediave.
Vala e nxehtësisë në veriperëndim të Paqësorit ka alarmuar shkencëtarët. Në British Columbia temperaturat arritën në 49 gradë celcius të martën.
“Pesë ditët e fundit në British Columbia u raportuan një numër jo i zakonshëm vdekjesh të raportuara. Të paktën 486 vdekje të papritura u raportuan në spitalet tonë,” vuri në dukje Lapointe.
486 vdekje përfaqësojnë një “rritje 195% mbi afërsisht 165 vdekje që normalisht do të ndodhnin në provincë gjatë një periudhe pesë-ditore”, shtoi ajo.
John Horgan, Kryeministri i British Columbia, tha në një konferencë shtypi të martën se vala e të nxehtit është kërcënimin ekzistencial i paraqitur nga ngrohja globale.
Studimet e klimës kanë treguar që ngjarjet ekstreme të nxehtësisë po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe të shpeshta për shkak të ndryshimit të klimës nga njeriu.