Në rrugët nacionale në qarkun e Kukësit dhe Dibrës, ka rrëshqitje dherash në mënyrë të vazhdueshme, si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut. Këto rrugë janë pa mirëmbajtje sepse firmave të mirëmbajtjes i kanë mbaruar kontratat. Gjithsesi, në disa raste disa prej firmave kanë pastruar rrugët vullnetarisht.
Fshati Radë, në Kalanë e Dodës së qarkut Dibër, është totalisht i izoluar dhe 25 familje nuk kanë kontakt me fshatrat përreth, prej një jave. Rreth 500 metra të rrugës së fshatit janë dëmtuar nga përroi i fshatit dhe rrëshqitja e dherave. Banorët e fshatit thanë se është e pamundur riparimi i saj prej tyre dhe kërkuan ndihmën e bashkisë, e cila prej një jave i ka lënë të izoluar.