
Gjashtë të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Vlorë në 24 orët e fundit.
Katër prej tyre janë punonjës të fasonerisë, e cila në ditët e fundit është kthyer në vatër të rrezikshme infektimi. Deri tani 14 punonjës të saj janë të infektuar.
Dy të infektuarit e tjerë janë punonjës të tatimeve në Vlorë.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimet epidemiologjike për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve të pacientëve të rinj.