Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se kanë vdekur gjashtë persona, të cilët kishin qenë të infektuar me koronavirus.
Rastet e vdekjeve raportohen të jenë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Pas testimit të 3 444 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, janë regjistruar edhe 565 raste të reja me koronavirus.
Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, sëmundjen COVID-19 e kanë mposhtur edhe 304 persona.
Që fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar në total 77 253 raste me COVID-19, prej të cilave, 1702 raste kanë përfunduar me fatalitet dhe 64 666 persona janë shëruar.
Aktualisht gjenden 10 885 raste aktive.