320 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.683 personave të testuar.
Në 24 orët e fundit, 6 pacientë me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 269 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 56.732 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.426 persona kanë humbur jetën dhe 49.982 janë shëruar.
Ditët e fundit qeveria e Kosovës lehtësoi disa prej masave kufizuese, teksa në vend ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.