6 viktima e 141 të infektuar të rinj në Kosovë

Nga Exit News
6 viktima e 141 të infektuar të rinj në Kosovë

141 të infektuar të rinj dhe 6 viktima janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Që prej fillimit të pandemisë në mars, 498 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa në total numri i të infektuarve ka arritur në 12 981 të infektuar.

Në total në Kosovë ka ende 3 398 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.

385 prej tyre janë të shtruar në spitale, ku 14 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 324 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Deri më tani 9 085 pacientë me Covid janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>