Policia greke arrestoi sot shqiptarin James Klodi Lesi, të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Prej 18 ditësh, 34 vjeçari ishte arratisur, duke marrë me vete dhe djalin 4 vjeçar.
Ai u spikat nga disa banorë të fshatit, ku qëndronte i fshehur, të cilët menjëherë lajmëruan policinë. Gjëndja shëndetësore e fëmijës ishte e mirë dhe ai i është nënshtruar tashmë ndihmës së psikologëve.
Çifti kishte disa muaj që ndodhej në prag të divorcimit. Në 7 janar, Lesi e vrau gruan tij 42 vjeçare në sy të dy fëmijëve, duke e goditur disa herë me thikë.