62 persona kanë vdekur në një aksident ajror të linjës Fly Dubai, sot, në jug të Rusisë.
Përfaqësues të qeverisë Ruse njoftuan se avioni i linjës Flydubai me në bord 55 pasagjerë, kryesisht rusë, dhe shtatë anëtar të ekuipazhit, ka shpërthyer në ajër, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.
Hetuesit kanë arritur të marrin kutinë e zezë të avionit.
Autoritetet ruse sugjerojnë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një vale të fuqishme ere.