
6200 hektarë tokë është përmbytur në Lezhë nga shirat e ditëve të fundit.
Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Lezhës bën të ditur gjendjen e përgjithshme të qytetit.
“Kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore.
-në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore”
Bashkia bën me dije se janë evakuuar 37 familje, ndërkohë që gjendja në qytet mbetet e qendrueshme.
Ajo pohon se shtabet e emergjencave janë në gadishmëri.