Ministri i Financave Shkëqim Cani pranoi mbrëmë se në doganën shqiptare ka kontrabandë dhe evasion fiskal. I ftuar në emisioni Ekopolitikë, në OraNews, Ministri Cani tha se objektivat e doganave nuk janë realizuar, pasi evazioni vazhdon të jetë i pranishëm, pavarsisht ndihmës dhe konsulencës së kompanise britanike Crown Agents.
Ai fajësoi administratën për këtë gjendje, pasi pavarsisht rënies se çmimit të naftës apo rënies së importit të cigareve, nuk justifikohet mosrealizimi i lartë i planit buxhetor të vitit 2015.
Ministri dekalaroi gjithashtu se Crown Agents do të largohen nga Shqipëria dhe ende nuk dihet nëse do të kontraktohet një kompani konsulence tjetër.
Pak ditë më parë, vetë kompania britanike, që prej dy vjetësh konsulton Drejtorinë e Doganave, në një raport drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit Cani, shkruante për nivelin e lartë të korrupsionit dhe kontrabandës në doganën shqiptare.