63 000 shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2018

Nga Exit News
63 000 shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2018

Në vitin 2018, 62 525 shqiptarë morën leje qendrimi për herë të parë në një nga 28 vendet e BE-së. 10 mijë më shumë se sa viti 2017 dhe dy herë më shumë se sa viti 2013.

Shqiptarët marrin leje qendrimi më shumë nga vende si Italia dhe Greqia. Italia ka dhënë 37 përqind të lejeve të qendrimit për shqiptarët; 27 përqind i ka dhënë Greqia; dhe 35.9 për qind i kanë dhënë vendet e tjera të BE-së.

Kjo e dhënë u publikua nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian Eurostat në raportin për “Statistikat e emigracionit, lejet e qendrimit, nënshtetësinë dhe azilin për vendet e Balkanit Perëndimor për periudhën 2013-2018”, të publikuar në maj 2020.

Gjetjet e tjera të raporti janë:

Shqiptarët përbëjnë 48,8 për qind të emigrantëve të pajisur me një pasaportë të një vendi të BE-së në 2017.

Në vitin 2017, 58 853 shqiptarë janë bërë nënshtetas të një vendit të BE-së. 50 përqind e tyre janë bërë nënshtetas grekë, 46 përqind nënshtetas italianë dhe 3,4 përqind të një prej vendeve të tjera të BE-së.

Numri i shqiptarëve, të cilët janë bërë nënshtetas të një vendi të BE-së në vitin 2017 është dy herë më i lartë se sa ai i vitit 2012.

Në vitin 2018, 19 580 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit në një prej vendeve të BE-së. Ky numër ka ardhur duke u ulur. Në vitin 2015, 66 145 shqiptarë kërkuan azil në një prej vendeve të BE-së.

Shqiptarët përbëjnë një të tretën e kërkesave për azil në një nga vendet e BE, rreth 36 për qind. Nga këto 42,4 përqind e kërkesave janë në Francë, 16 përqind janë në Greqi dhe 41,6 për qind në një prej 26 vendeve të tjera të BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>