63 kandidatë për poste të larta publike me të shkuar në ish-Sigurimin e Shtetit

Nga Exit News
63 kandidatë për poste të larta publike me të shkuar në ish-Sigurimin e Shtetit

Gjatë vitit 2020, 11 kandidatë për poste të larta publike, kryesisht në sistemin e drejtësisë janë identifikuar se kanë qenë punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit ose anëtarë të trupave gjykues në procese politike.

raportin e publikuar sot në Kuvend nga drejtoresha e Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, thuhet se në 2020, janë verifikuar 214 kandidatë, nga të cilët 203 kanë kaluar filtrin sepse janë të pastër, ndërsa për 11 kandidatë rezultojnë me probleme.

Autoriteti kryen verifikimin për kandidatët për t´u zgjedhur në organet e reja të vetingut dhe atyre për t’u zgjedhur në ose nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë, SPAK, BKH, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Garda e Republikës.

Një vit më parë janë verifikuar 286 individë nga të cilët 16 figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë ose punonjës.

1840 kandidatë janë verifikuar nga Autoriteti që nga viti 2017, nga të cilët 1777 e kaluan filtrin si të pastër, ndërsa 63 kandidatë rezultuan në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë, ose punonjës të strukturave të ish-Sigurimit, ose anëtarë trupi gjykues në procese politike, sipas raportit të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>