65 të vrarë dhe qindra të plagosur në një sulm terrorist në Pakistan

65 të vrarë dhe qindra të plagosur në një sulm terrorist në Pakistan

64 persona humbën jetën dhe të paktën 300 të tjerë u plagosën, të dielën pasdite, nga një sulm kamikaz në një park lojrash për fëmijë në Lahore të Pakistanit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Sulmi vetëvraseës u krye nga një person i moshës 25–30 vjeç.

Në momentin e sulmit në park ndodheshin qindra pjesëtarë të komunitetit të krishterë, të cilët po festonin Pashkën.

Përgjegjësia për sulmin u mor nga një grup taliban i Pakistanit të quajtur Tehreek-e-Taliban Pakistan Jamaatul Ahrar.

Zëdhënësi i grupit terrorist tha se: “Anëtar të Komunitetit të Krishterë të cilët po festonin Pashkën, sot, ishin targeti jonë primar.” Ai shtoi se targeti ishin vetëm meshkujt dhe nuk kishin dashur të vrisnin gra dhe fëmijë.

Gjithashtu, ai deklaroi se sulmi i sotëm ështe vetëm i pari në një seri sulmesh të parashikuara për këtë vit në vende të ndryshme të botës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>