Rreth dy të tretat e restoranteve në New York mund të mbyllen në janar, nëse qeveria nuk i ndihmon ata.
Shoqata e Restoranteve në New York bënë publike të dhënat e një studimi të kryer me më shumë se sa 1 000 restorante në të gjithë shtetin.
Rreth 64 përqind e pronarëve të restoranteve tha se ata me shumë gjasa do ta mbyllnin biznesin në fund të vitit, nëse nuk merrnin ndihmë nga qeveria.
Dhe rreth 55 përqind tha se ata do të mbyllin biznesin përpara nëntorit. Vetëm 36 përqind prej tyre tha se se do të vazhdojnë punën përtej janarit.
Në New York restorantet mund të funksionojnë vetëm në mjediset e jashtme, me një numër të kufizuar klietësh, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.